Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Edhe nëntë viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    02/05/2024 18:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se trupi gjykues ka marrë vendim që edhe nëntë persona t’i bashkohen grupit ekzistues të viktimave pjesëmarrëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Doyle tha se vendimi është marrë në janar të këtij viti, ndërsa është bërë publik së fundi e ku thuhet se njëherë kërkesat e këtyre personave ishin refuzuar pasi ishin dorëzuar jashtë afatit kohor që ishte përcaktuar.

    “Në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, Trupi Gjykues bëri publik vendimin që lëshoi në janar lidhur me disa persona që ridorëzuan kërkesat për t’u pranuar si viktima, pas urdhrit të Trupit Gjykues për informacione shtesë. Trupi Gjykues vendosi të pranojë nëntë parashtrues kërkesash që fillimisht i kishte refuzuar pasi i kishin dorëzuar kërkesat pas afatit të përcaktuar nga Trupi Gjykues”, tha Doyle.

    Doyle gjithashtu tha se nëntë parashtruesit e pranuar kanë rrethana personale të ndryshme dhe banojnë në zona të ndryshme, por që në të njëjtën kohë kanë qenë objekt i krimeve të pretenduara.

    “Nëntë parashtruesit e pranuar kanë rrethana personale të ndryshme, banojnë në zona të ndryshme si dhe flasin gjuhë të ndryshme. Në të njëjtën kohë, duke qenë se ishin objekt i krimeve të pretenduara të ngjashme në rrethana përgjithësisht të ngjashme, u gjykua se kanë interes të përbashkët të marrin pjesë në proces dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Rrjedhimisht, parashtruesit iu bashkuan grupit ekzistues të viktimave pjesëmarrëse dhe përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës”, tha Doyle.

    Përpara kësaj, Doyle tha se trupi gjykues u bind se nëntë parashtruesit ishin viktima të krimeve që pretendohet se janë kryer në vendet e përmendura në aktakuzë.

    “Në vendimin e janarit, gjykatësit dolën në përfundimin se për tetë prej parashtruesve nuk kishte qenë praktikisht e mundur t’i dorëzonin kërkesat para afatit dhe se ishte në interes të drejtësisë të shqyrtohej esenca e kërkesës së parashtruesit të nëntë. Trupi Gjykues u bind se nëntë parashtruesit ishin viktima të krimeve që pretendohet se u kryen në vendet e përmendura në Aktakuzë gjatë periudhës kohore përkatëse”, tha ai.

    Po ashtu, ai njoftoi se është miratuar kërkesa e Prokurorisë që të gjitha palët në rastin e ish-krerëve të UÇK-së të kenë qasje në versionet konfidenciale të aktgjykimeve duke përfshirë edhe atë të Apelit në rastin ndaj Salih Mustafës.

    Sipas Doyle, vendimi është marrë më 1 maj në të cilin trupi gjykues ka konstatuar se ekziston qëllimi juridik i lejueshëm për të kërkuar qasje në aktgjykime.

    “Më 1 maj, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë që të gjitha palët në çështjen Thaçi dhe të tjerët të kenë qasje në versionet konfidenciale të Aktgjykimit dhe Aktgjykimit të Apelit në çështjen gjyqësore Salih Mustafa. Duke marrë parasysh se këto dy çështje përkojnë në masë të konsiderueshme, Trupi Gjykues konstatoi se ekziston qëllim juridik legjitim për të kërkuar qasje në këto Aktgjykime”, tha Doyle.

    Zëdhënësi i DhSK-së tha se trupi gjykues ua rikujtoi palëve pjesëmarrëse se pjesët konfidenciale nuk duhet të nxjerrën për publikun.

    “Bazuar në kërkesën e Prokurorisë dhe pas konsultimit me Trupin Gjykues dhe Panelin e Apelit në çështjen gjyqësore Mustafa, Trupi Gjykues konstatoi gjithashtu se miratimi i kërkesës nuk do të cenojë masat mbrojtëse në fuqi si dhe nuk do të përbëjë rrezik për viktimat dhe dëshmitarët. Sidoqoftë, Trupi Gjykues u rikujtoi palëve dhe pjesëmarrësve klasifikimin konfidencial të këtyre versioneve të Aktgjykimeve dhe se pjesët konfidenciale nuk duhet të nxirren për publikun”, tha ai.

    Ai tregoi se gjatë kësaj javë është dëgjuar dëshmia e tre dëshmitarëve që dy prej tyre kanë qenë të mbyllur.

    “Seancat në gjykimin Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit rinisën të hënën, më 29 prill me dëshminë e dëshmitarit të 58-të të thirrur nga Prokuroria. Dëshmitari i 59-të, Nuredin Abazi, filloi dëshminë të hënën dhe dëshmoi kryesisht në seancë të hapur. Sipas përmbledhjes së paraqitur nga Prokuroria, dëshmitari ishte anëtar i batalionit të UÇK-së në Budakovë dhe më vonë shërbeu si këshilltar juridik në zonën e Pashtrikut. Zotit Abazi iu bënë pyetje nga Prokuroria, ekipet e mbrojtjes dhe gjykatësit. Të martën dha dëshmi dëshmitari i 60-të i thirrur nga Prokuroria”, tha ai duke shtuar se seancat do të rinisin të hënën me 6 maj duke filluar nga ora 09:00.

    Megjithatë, Doyle shtoi se Gjykatësi i Procedurës Paraprake, me kërkesë të Mbrojtjes, shtyu afatin brenda të cilit z. Bahtijari duhet të dorëzojë formularët dhe dokumentet mbështetëse për të kërkuar ndihmë juridike në DHSK.

    “Afati i ri është data 3 maj. Gjykatësi e mbështeti vendimin në përparimin e bërë në plotësimin e dokumenteve përkatëse”, tha Doyle, raporton Betimi për Drejtësi.

    Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Sërish seancë e mbyllur në Speciale ndaj ish krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

    Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Të Fundit

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.