Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Edhe në Mal të Zi qytetarët bojkotojnë marketet, shkak çmimet e larta

    01/02/2025 12:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata jo geveritare dhe të punës në Mal të Zi u kanë bërë thirje qytetarëve të bokotojnë rrijetet e mëdha tregtare dhe supermarketet për shkak të çmimeve të larta.

    Qytetarët në Mal të Z inë shenjë proteste për shkak të çmimeve githnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyganet e artikujve të konsumit të gjerë.

    Organizata jogeveritare “Alternativa e Malit të Zi”, nismëtare e bojkotit thotë, që kjo nismë do të rezultojë me rënie të madhe të shitjeve në tërë Malin e Zi. Rritja e çmimeve po rëndon jetesën, veçanërisht për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta, pasi produktet bazë, të cilat kërkohen më shumë, janë ndër më të shtrenjtat.

    “Mos blini asgjë, thonë konsumatorët, në mënyrë që së bashku t’u dërgojmë një mesazh të fortë tregtarëve”. Ndër të parët që e mbështetën aksionin në Mal të Zi, ishte kryeministri Millojko Spajiç. Ai tha, se i kupton qytetarët që bojkotojnë blerjet. Një shtet është i fuqishëm aq sa gytetarët e tij janë të lirë dhe të fuqishem”, shkroi Spajiq në rjetin X, ndërkohë zëvendëskryeministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, sugjeoroi që bojkotimi të mos i perfshijë prodhuesit vendas. Qeveria e Spajiçit mori vendim për ta vazhduar fushatën “çmime të kufizuara” deri në fillim të muajit prill, kur parashikohet ngrirja e çmimeve të produkteve të caktuara – çfarë do të thotë se tregëtarët nuk mund t’i rrisin ato.

    Inflacioni shënon rritje

    Partia Demokratike e Socialistëve në opozitë thotë, se: “Mesa duket, Spajiç nuk e kupton se ai është kryeministër dhe se është përgjegjësia e tij për të zgjidhur problemin e inflacionit. “Këtë nuk mund ta arrini me bojkotim populist, por me politikë serioze ekonomike”, thonë ata. Oda ekonomike e Malit të Zi tha, se nuk përkrah asnjë lloj bojkoti, pavarësisht sektorit në të cilin punon dhe se këtë e konsideron të pajustifikuar.

    Sipas të dhënave të Entit të Statistikave në Mal te Zi, inflacioni nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte 30.5%, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën deri në 41%. Nga ana tjetër, zinxhirët tregtarë, gjykuar nga deklarimet tatimore, shënuan rritje prej 40 deri në 50% të qarkullimit në vitin 2023, krahasuar me vitin 2021./DW/

    Artikuj të ngjashëm

    Presidenti malazez kundër Marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe

    Mali i Zi s’u ftua në Aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

    Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë

    Të Fundit

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.