Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur se nesër do të përfundoj dënimin në Gjykatën Speciale, shkruan GazetaDemos.
Ai ka bërë të ditur për Demos se sot është njoftuar nga Gjykata Speciale për përfundimin e dënimit dhe kthimin e gjësendeve të tij personale.
Haradinaj tha se shokët po mbahen padrejtësisht në Gjykatën Speciale.
“Shokët po mbahen padrejtësisht në Hagë, kjo Gjykatë është politike”, tha ai për GazetënDemos.