Edhe dy familje shqiptare i kanë dhënë fund hasmërisë mes tyre këtë të hënë, shkruan GazetaDemos.
Lajmin për këtë veprim të madh kombëtar e ka dhënë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i cili këtë lajm e ka shoqëruar me një përqafim me një grua, që duket se i takon njërës familje.
“Me inciativen dhe vullnetin e plot qytetarëve familja Maloku nga Saradrani dhe familja Ramqaj nga Lubova, zgjatën dorën e pajtimit dhe hasmërisë i dhanë fund. Çdo familje qoftë e bekume”, ka shkruar Berisha në Facebook.