Momentalisht është duke u mbajtur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e PDK-së po kërkojnë shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari, shkruan GazetaDemos.
Kjo kërkesë erdhi fillimisht nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri, ndërkaq më pas edhe nga deputetja të njëjtit subjekt, Blerta Deliu – Kodra.
Të dy kanë kërkuar dorëheqjen apo shkarkimin e Hajdarit, për shkak të mos-deklarimit të pasurisë.
“Nuk ka kuptim një ministre e cila i ka skandalet e panumërta, të ketë guximin të vijë e të flas para deputetëve të Kuvendit, e të mos dorëhiqet apo shkarkohet”, u shpreh Deliu – Kodra.
Mes tjerash, deputetja e PDK-së tha se ministrja Hajdari nuk është e denjë që të flasë në Kuvend, derisa i bëri thirrje kryeministrit Kurti që ta shkarkojë atë.
Lexo edhe: