Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Edhe 575 mijë euro shtesë për rrugën Prishtinë – Podujevë, Durmishi: Pritet të përfundojë gjatë këtij viti

    13/06/2024 17:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Infrastrukturës do të shpenzojë edhe 575 mijë euro për punë shtesë në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë.

    Në lidhje me kontratën me vlerë mbi gjysmë milioni euro për Klankosova.tv ka folur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili tha se këto janë vetëm riformatime të kontratave, pasi sipas tij, ka pasur disa devijime prej trasesë ekzistuese.

    “Janë riformatime të kontratave. Kjo është nënshkruar pardje. Janë riformatime të kontratave për shkak se ka pasur disa ndryshme, disa devijime prej trasesë ekzistuese”, tha Durmishi, njofton Klankosova.tv.

    Ai foli edhe për kohën se kur pritet të përfundojnë të gjitha punimet në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, ku tha se loti më i gjatë është 365 ditë pune.

    “Loti më i gjatë është 365 ditë pune. Pritet që gjatë këtij viti të përfundojë.  Ne e kemi një kompani mbikëqyrëse të jashtme për të gjitha llotet e këtij projekti. Ata janë në terren për çdo ditë”.

    “Ne jemi duke bërë përpjekje që të mos pengohet komunikacioni në asnjë moment për shkak se kompanitë kanë aplikuar edhe me një plan të menaxhimit të trafikut”, tha ai.

    Ndërsa, për sa i përket deklaratave të Durmishit se gjatë verës pritet që një pjesë e rrugës të asfaltohet në mënyrë që të mos bllokohet komunikacioni, ai tha se për këtë janë duke bërë përpjekje maksimale.

    “Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që të asfaltohet një pjesë para ardhjes së mërgimtarëve. Por megjithatë komunikacioni nuk do të bllokohet”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Hajdari: Nuk mund të ndërhyjmë në çmimin e importit të naftës

    “Skandali me rezervat shtetërore”, kaq vota mori Rozeta Hajdari

    Liburn Aliu tregon pse nuk është në listën e VV-së

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.