E vërteta e fotos “VAJZA AFGANE” dhe historia e saj

Kjo fotografi nga Steve McCurry, e shfaqur në qershor 1985, në kopertinën e revistës “National Geographic”, u bë e njohur në mediat botërore. Ajo paraqet një vajzë të re me mbulesë dhe sy të jashtëzakonshëm. U titullua si “vajza afgane”, dhe për 17 vjet askush nuk e dinte emrin e saj.

Në janar 2002, një ekip nga “National Geographic” solli McCurry në Pakistan për të kërkuar vajzën me sy të gjelbër. Ata treguan foton e saj rreth Nasir Bagh, një kamp i refugjatëve pranë Peshawar, ku ishte bërë fotografia. Pas një kërkimi të gjatë, ata e gjetën vajzën afgane në një fshat i cili ndodhej tre ditë larg Peshawarit. Emri i saj është Sharbat Gula, dhe ajo është pashtune, një nga fiset më luftarake afgane. Thuhet se pashtunët janë në paqe vetëm kur janë në luftë. Identiteti i tyre përcaktohet nga Pashtunwali. Një kod fisnor, Pashtunwali është një ligj i pashkruar, një kulturë sociopolitike dhe një ideologji e trashëguar nga paraardhësit nga brezi në brez. Sipas kulturës tradicionale pashtunase, burrat fillojnë të ndikojnë në jetën e një vajze nga mosha e hershme, duke ushtruar autoritet për çështje që nga arsimimi deri te zgjedhja e një burri. Pas martesës, burri dhe familja e tij mund të marrin kontrollin e jetës së saj. Ata mund të vendosin çështje si numri i fëmijëve që do të ketë, cili është roli i saj në komunitet, dhe cilët janë kufijtë e saj në arsimim ose punësim.

Ajo është 43 apo 49 vjeçare. Askush, madje as ajo, nuk e di me siguri. Tregimet zhvendosen si rërë në një vend ku nuk ekzistojnë të dhëna. Koha dhe vështirësitë i kanë fshirë rininë. Lëkura e saj duket si meshin. Gjeometria e nofullës së saj është zbutur. Sytë janë e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar. “Ajo ka pasur një jetë të vështirë”, tha McCurry. “Kaq shumë këtu ndajnë historinë e saj. Merrni parasysh numrat. Njëzet e tre vjet luftë, 1.5 milion të vrarë, 3.5 milion refugjatë. Kjo është historia e Afganistanit në shekullin e kaluar.” Ajo ishte një fëmijë kur vendi i saj u kap në nofullat e pushtimit Sovjetik. Sharbat Gula u largua nga fshati i tyre në lindje të Nangarhar gjatë bombardimeve të Bashkimit Sovjetik, në Afganistan, kur ajo ishte rreth gjashtë vjeç. Së bashku me babanë, vëllain dhe tre motrat e saj, ajo eci nëpër male për në Pakistan për në kampin e refugjatëve Nasir Bagh në 1984. “Ne u larguam nga Afganistani për shkak të luftimeve, rusët ishin kudo. Ata po vrisnin njerëz. Nuk kishim zgjidhje.” tha vëllai i saj, Kashar Khan, duke plotësuar rrëfimin e jetës së Sharbatit. E intervistuar në vitin 2002, ajo u pyet për herë të parë se si ndihej kur u bë fotografia. Për herë të parë, ajo u lejua të thoshte: “e zemëruar”.

Në vitin 1984, McCurry ishte me qendër në Pakistan, i punësuar si fotoreporter për “National Geographic” gjatë viteve të para të luftës Sovjetike në Afganistan. Në një xhirim, McCurry futet në një shkollë fetare islamike të vajzave. Aty ai bëri foton e një nxënëses 8- vjeçare të quajtur Sharbat Gula. McCurry ishte një i panjohur dhe nuk është e mirëpritur për një vajzë të kulturës tradicionale pashtune të zbulojë fytyrën e saj, të afrohet, të bëjë kontakt me sy dhe të fotografohet nga një burrë që nuk i përket familjes së saj. Akoma beson se të qenit në kopertinën e një reviste e vë atë në rrezik të identifikohet nga “afganët konservatorë, që nuk besojnë se gratë duhet të shfaqen në media”. Një myslimane e devotshme, Sharbat Gula zakonisht mban një burka dhe hezitoi të takonte McCurry, pasi ai ishte një mashkull nga jashtë familjes. Megjithatë, gjatë intervistës së shkurtë mësohet se ajo u martua me Rahmat Gul, një bari afgan, midis moshës 13 dhe 16 vjeçare dhe u kthye në fshatin e saj në Afganistan më 1992. Ajo është e ve, burri i saj vdiq nga hepatiti C rreth vitit 2012. Ajo ka tre vajza, ndërsa një fëmijë i katërt vdiq në foshnjëri.

E pyetur nëse ajo ishte ndjerë ndonjëherë e sigurt, Sharbati u përgjigj, “Jo. Por jeta nën Talibanët ishte më e mirë. Të paktën kishte qetësi dhe rregull”. Kur u pyet se si kishte mbijetuar, ajo u përgjigj se ishte “vullneti i Zotit”. Sharbat Gula u arrestua në 2016 në Pakistan me akuzat e mashtrimit të identitetit. Ajo shërbeu 15 ditë burg dhe më pas u dëbua në Afganistan, larg një “jete shumë të mirë në Pakistan”. Ajo fajëson foton për arrestimin e saj, duke thënë: “Fotoja krijoi më shumë probleme sesa përfitime. Ajo më bëri të famshme, por më dërgoi në burg ”. Tashmë, më 2021, ajo është liruar nga burgu dhe të gjitha shpenzimet medicionale dhe shtëpia e saj janë të paguara nga “National Geographic”, ndërsa vetë fotografi, McCurry, dhe “National Geographic” përveç famës të madhe që kanë fituar nga kjo foto, kanë përfituar edhe shuma të mëdha të parave. Ata shesin fotografinë për 18,000 dollarë, por ka printime më të mëdha, të cilat në ankande janë shitur për më shumë se 178,900 dollarë.

Reklama