Reagimet ndaj fjalimit frymëzues të deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, po vazhdojnë ende. Madje edhe komentet fyese, të cilat kanë reaguar disa herë në mënyra të turpshme.
Një qytetar me emrin Fisnik Krasniqi, që në profilin e tij shkruan të jetë mësimdhënës në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Miradi të Poshtme, ka bërë një status skandaloz.
Deklarimin e Bogujevcit ai e ka kritikuar me gjuhë fyese, duke përmendur edhe masakrat e bëra në Kosovë. Tutje, ai ka shkruar se Adem Jashari, komandanti legjendar i UÇK-së, nuk ka vdekur që Bogujevci të bën kësi “fëlliqësira”.
“Prekazi, Reçaku, Izbica, Rezalla, Dubrava, Krusha e Madhe, Rugova e Hasit, Studimja, jane masakrat ne shpinen e te cilave na u eshte garantuar vazhdimesia e jetes, gjegjesisht kombit, nuk ka vdeke as kryekomandanti legjendar Adem Jashari qe ju me bo kesi flliesira e keso ligje me sjelle ne vend”, ka shkruar ndër të tjera ai.