Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    E turpshme: Futbollisti i Kosovës publikon foto me liderin e Çeçenisë, prej tij merrte vetura dhe ia dedikonte golat

    05/08/2022 14:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, e ka bërë një veprim të papritur dhe mjaft befasues.

    Ai e ka postuar në “Facebook” një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, gjë që po dënohet nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, NATO, dhe gjitha vendet perëndimore, krah të cilave është e rreshtuar edhe Kosova.

    Berisha ka kontratë me klubin çeçen deri në vitin 2023 dhe kontratën pritet ta vazhdojë me këtë klub, ani pse UEFA i ka pezulluar të gjitha klubet ruse nga aktivitetet e saj pikërisht shkaku i pushtimit ndaj Ukrainës.

    Gazeta Express ka provuar të kontaktojë Berishën, por ai nuk ka dashur të flas, veç se ka shpreh zhgënjim me raportimin e mediave në Kosovë rreth publikimit të fotografisë nga ana e tij me liderin çeçen, duke thënë se “unë nuk jam politikan”.

    Por, 30-vjeçari e ka dhënë një koment sqarues në Facebook për foton e tij me liderin famëkeq çeçen.

    “Njerz te mir pershendetje per te gjith un foton e kam ber ne facebook ngase e kam vazhdu kontraten me klubin un nuk i perkas politikes presidenti me respekton shum dhe me vlersoijn shum ngase un jam nga Kosova dhe jam kapiten i ekipes ju media te dashur flm qe gjithmon e shifni interesin tuaj Zoti ju rujt te gjithve”, ka shkruar Berisha.

    Por, Berisha njihet për një afërsi të madhe me liderin çeçen, i cili e pëlqente futbollistin kosovar qysh prejse e kishte transferuar në klubin e tij nga klubi rus, Anzhi.

    Madje, para tre vjetësh lideri i çeçen ia kishte bërë dhuratë një veturë luksoze futbollistit kosovar, kur ky i fundit kishte shënuar gol dhe ishte zgjedhur lojtar i ndeshjes.

    Ndërsa, kishte rast kur Berisha golin e tij ia dedikonte  Ramzan Kadyrov.

    “Ja dedikojmë këtë fitore sot kundër Ufa, liderit të Republikës Çeçenisë, presidentit të nderuar të klubit, Ramzan Akhmadovich Kadyrov”, kishte thënë Berisha para një viti pas dy golave të shënuar në ndeshjen e fituar prej 3:1 nga ekipi i tij ndaj Akhmat Grozny në kampionatin rus.

    Por, lideri çeçen tani pak përmendet për futboll e shumë për terrorizëm. Ai është aleati thuajse kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, në pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës.

    Kadyrov, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, por mban edhe titullin e gjeneralmajorit në Gardën Kombëtare të Rusisë, raportohet të ketë dërguar rreth 10 mijë trupa nga shteti i tij në Ukrainë, për të ndihmuar rusët në pushtimin e vendit fqinj.

    Në një audiomesazh për Putin, 45-vjeçari, të cilin Presidenti rus e konsideron si djalin që nuk pati kurrë, dëgjohet të thotë: “Shoku President, Shoku Komandat Suprem, e kam thënë shumë herë se jam shërbëtori juaj i përulur, jam gati të jap jetën për ju. Por nuk mund të shoh luftëtarët e mi, luftëtarët tanë, duke vdekur. Po ju kërkoj me ngulm që të mbyllni sytë para gjithçkaje, dhe të na lejoni që ta përfundojmë këtë punë brenda një ose dy ditësh. Vetëm kjo do të mbrojë shtetin dhe popullin tonë, këtë e besoj fort”.

    Ai disa herë ka thënë që po ta dëgjonte atë Putini, Rusia shumë lehtë do ta marrte Ukrainën, deklaratë kjo që kuptohej si një kërcënim i rëndë ndaj popullit dhe shtetit ukrainas.

    Përveç me Kadyrovin, Berisha gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov.

    Bernard Berisha është pjesë e Akhmat Groznyt që nga viti 2017, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

    30-vjeçari ka 18 paraqitje me Kombëtaren A të Kosovës. Megjithatë, ai në kohët e fundit nuk është ftuar te “Dardanët”, që nga përplasja e tij me ish-përzgjedhësin, Bernard Challandes.

    Artikuj të ngjashëm

    Bernard Berisha bëhet baba, djalin e quan Ezan

    “Lojtarët që po na refuzojnë nuk e dinë sa gjaku është derdhë për Kosovën”, emocionon Bernard Berisha

    Të Fundit

    59 aktakuza ngrihen ndaj 70 personave për 24 orë

    Forumi për Gratë, Williams: Miliona gra në mbarë botën sot përballen me pabarazi të thella

    Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar, trafikonin armë edhe nga Kosova

    Zbërthimi i aplikacionit “Sky Ecc” ekspozon rrjetin e dyshuar kriminal në Kosovë

    Numër i madh i policëve arrijnë afër vendit ku Madeleine u zhduk

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.