Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    E tmerrshme: Vendoset arkivol para një shtëpie në Viti

    26/10/2024 23:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një rast i paprecedent ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vitisë, ku para një shtëpie dy persona vendosën një arkivol. Ky veprim tronditi familjen, që kërkoi menjëherë ndihmën e Policisë duke e denoncuar rastin.

    Dy persona dyshohen të jenë përfshirë në këtë rast, të cilët shihen edhe në pamje – ndërsa akoma nuk dihet motivi i incidentit.

    Në pamje shihen të dyshuarit shihen fillimisht teksa vëzhgojnë terrenin dhe më pas nisen në drejtim të shtëpisë që kishin cak.

    Arkivolin e bartin në një distancë jo fort të gjatë me duar dhe duke vrapuar arrijnë te shtëpia e viktimës, ku e vendosin arkivolin para shkallëve.

    Nga aty, njëri prej tyre largohet me shpejtësi, ndërsa personi tjetër shihet duke e fotografuar arkivolin nga dy kënde – që ngrit dyshime se gjithçka ka qenë e porositur dhe fotot janë realizuar si dëshmi se ‘puna’ është kryer.

    Bazuar në informacionet e para, familja s’ka dyshime për persona të caktuar e as për motivin e rastit.

    Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, por të dyshuarit akoma s’janë identifikuar. /Sinjali/

    Artikuj të ngjashëm

    Vrasësi serial i përdhunuesve shënon dekadën e pestë i izoluar në ‘arkivol betoni’

    Të Fundit

    Trump “godet” Muskun: Pa subvencione, ndoshta do t’i duhej të kthehej në Afrikën e Jugut

    “Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- 98 vjet nga vdekja – letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

    Rina Maloku emocionon me videon për Festim Isufin me rastin e ditëlindjes – e shton edhe mbiemrin e tij në rrjete sociale

    “Sy me sy”: Presidentja ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veçmas

    Kos në Shkup: Plani i Rritjes është plotësisht në duart tuaja

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.