Një person i dyshuar, Samson K. (33-vjeç) raportohet të ketë therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçe).
Raportohet se viktima ka pranuar pesë therje me thikë.
Sipërmarrësja, Magbule Gurra, ka treguar detaje nga ngjarja sesi ka ndodhur.
Kur ajo pothuajse mbërriti në prag të shtëpisë së saj bashkë me djalin 7-vjeç, bashkëshorti i saj duket se e kishte e përcjellë. Me një thikë të vogël, Samsoni ka therur Sabrinën në sy të djalit të tyre.
E plagosur rëndë, Sabrina u rrëzua përtokë, bashkëshorti i saj qëndroi aty deri në arrestim.
Komshikja thuhet se ka telefonuar policinë.