Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    E rrallë – maturanti 74-vjeçar në Shqipëri, sot u fut në provimin e gjuhës angleze

    03/06/2025 14:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    74-vjeçari Skënder Cena, është maturanti më i vjetër që ka hyrë sot për të zhvilluar provimin e anglishtes në Kamëz. Cena i datëlindjes 08.11.1951, është një i moshuar me vullnet të hekurt që zgjodhi të trokasë sërish në dyert e Shkollës se Mesme Profesionale Kamëz.

    Ai u regjistrua për të hyrë në provimin e gjuhës së huaj që do të zhvillohet me 3 qershor dhe më pas për të marrë diplomën e maturës shtetërore, në degën “shërbime mjetesh transporti”.

    Po cila është historia e Skënderit dhe përse ai rikthehet pranë kësaj shkolle me shpresën për ta përmbyllur me sukses ciklin?

    I moshuari e ka përmbyllur procesin mësimor, cikli “part time” në vitin 2016. Atë vit, ai ka marrë të gjitha provimet përveç gjuhës së huaj anglisht

    E vetmja mundësi që ai të diplomohet është të hyjë në provim dhe të marrë notë kaluese. Ndaj ai ka bërë plotësimin e formularit A1Z, që të paraqitet në provim dhe të asistohet për shkak se ka shikim të dobët.

    Ai sot do të ulet në bankën e shkollës për të dhënë provimin, edhe pse është 74-vjeç

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhilerët nga Kosova mbajnë flamurin lartë teksa kryejnë ritet e haxhit

    Osmani uron Kurban Bajramin: Në secilën shtëpi le të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria

    Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në Tiranë – VIDEO

    Të Fundit

    Haxhilerët nga Kosova mbajnë flamurin lartë teksa kryejnë ritet e haxhit

    Osmani uron Kurban Bajramin: Në secilën shtëpi le të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria

    Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në Tiranë – VIDEO

    Rënia e natalitetit, Tërnava me kërkesë: Çifteve me katër ose më shumë fëmijë duhet t’u dhurohet nga një banesë

    Pamje nga falja e namazit të Kurban Bajramit në Prishtinë  

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.