Dy persona janë arrestuar në Gllogoc, ku njëri nga ta është i mitur.
Sipas policisë, personat e arrestuar dyshohet se e kanë sulmuar dhe therur me thikë një të mitur tjetër.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë