Lajme

E rëndë: Raportohet se 2 të rinjë nga Kosova kanë vdekur në një aksident në Itali

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në Milano të Italisë, ku siç mëson ekskluzivisht “Mitropol” e kanë humbur jetën dy të rinj nga Mitrovica.

Sipas informacioneve fillestare aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të vona pak para kohës së iftarit, kur automjeti me të cilin po udhëtonin viktimat është përfshirë në një përplasje. Si pasojë e aksidentit, dy të rinjtë kanë pësuar lëndime fatale dhe nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve.

Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende nën hetim nga autoritetet kompetente italiane, të cilat po punojnë për të sqaruar shkakun që çoi në tragjedi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button