Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë së martës, ku si pasojë e një aksidenti në vendin e punës ka vdekur një qytetar nga Komuna e Malishevës që po punonte në Budva të Malit të Zi, shkruan GazetaDemos.
Lajmin për vdekjen e Izahir Berishës e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët kanë treguar edhe kohën e varrimit të të ndjerit.
“Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 21.06.2022 në ora 18:00 në varrezat e fshatit Gurbardh, kurse Porta e Ngushllimeve hapet nesër në Prizren”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Aksidentalisht në Budvë
VDES IZAHIR N. BERISHA
Familja e pikëlluar Berisha nga Gurbardhi i Malishevës, (aktualisht duke jetuar në Prizren), njofton miqët, dashamirët dhe farefisin se ka ndërruar jetë aksidentalisht në punë ndërtimi në qytetin Budva të Malit të Zi!
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 21.06.2022 në ora 18:00 në varrezat e fshatit Gurbardh, kurse Porta e Ngushllimeve hapet nesër në Prizren !