Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Zhabar të Mitrovicës, ku një bombolë e gazit i ka shpërthyer në shtëpi një qytetari.
Si pasojë e këtij shpërthimi ka mbetur i lënduar një person, me ç’rast i njejti ka përfunduar në Intenzivë në QKUK.
Jepi zë ka mësuar nga burime brenda Policisë dhe QKUK-së se personi me iniciale F.H i moshës 50 vjeçare ka pësuar djegie në shkallë 40%.
Gazeta ka provuar të kontaktojë Policinë për konfirmim zyrtar, por nuk janë përgjigjur.
Kujtojmë se Mitrovica nuk ka qe tre muaj inspektor për parandalimin e zjarrit.