Një person dyshohet të ketë rënë nga një objekt në Prishtinë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur çaste më parë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e nevojshme mbi rrethanat e kësaj tragjedie.
Viktima, afro 26 vjeç, dyshohet se ka ndërruar jetë.
GazetaDemos do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.