Lajme
E rëndë në Vushtrri: Burri plagoset në oborr të shtëpisë – nuk e din nga i erdhi plumbi

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar një rast të pazakontë.
Sipas raportit 24-orësh, viktima derisa ishte në oborr të shtëpisë, ka dëgjuar një të shtënë dhe më pas ka ndier një goditje mbi gju.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.