Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Komunën e Podujevës, pasi një burrë dyshohet se e kishte dhunuar një burrë tjetër, raporton GazetaDemos.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, duke treguar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 12 qershor.
I dyshuar me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është arrestuar një ditë pasi dyshohet të ketë ndodhur rasti.
“DHUNIM – Podujevë 12.06.2025-01:00. Më datë 13.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.