Lajme

E rëndë; Ky është Selman Luzha, veterani i UÇK-së që vdiq pas aksidentit në Kaçanik

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 15:20 në fshatin Begrac të Kaçanikut, ku janë përfshirë dy vetura, duke shkaktuar lëndime trupore tek tre persona.

Njëri nga të lënduarit, një 77-vjeçar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK – Prishtinë. 

Rreth orës 22:00, policia njoftoi se ky person fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

E viktima është Selman Luzha, ish-ushtar i UÇK-së, lajmi u bë i ditur nga fshati Begracë.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Lajm i hidhur 😢💔

Me dhimbje të madhe është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Selman Luzhës, veteran i UÇK-së nga fshati Begracë i Kaçanikut, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik.

Selman Luzha ishte i njohur për kontributin e tij në luftën për liri dhe për respektin që gëzonte mes bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njihnin.

Ngushëllime më të sinqerta familjes Luzha, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe të gjithë qytetarëve që e njohën dhe e vlerësuan.

🕊️🇽🇰 Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button