I riu nga Podujeva, Amin Lushaku, ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.
I ndjeri fillimisht ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe më pas është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ka ndërruar jetë.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar dhe familjarët përmes rrjeteve sociale.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.