E refuzoi për takim, Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: Punë e madhe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së fundmi ka refuzuar njëtakimi të mundshëm me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në lidhje me zhvillimet për çështjen e presidentit, raporton GazetaDemos.
“Së pari, nëse Lumiri dëshiron me mardh rolin e zmadhuesit të Albinit le ta merr… Unë s’mundem me shku me taku Lumirin me fol për çka ka fol ai me Albinin. S’është ka më intereson. S’është pjesë e imja. Le t’i grah ai tjtërkah. Ose Bedrinë, se Bedria e Lumiri kanë shkruar disa herë në takime…”, kishte deklaruar Haradinaj.
Për këtë deklaratë, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se nuk i bëhet vonë, edhe po qe se nuk takohen, duke shtuar se beson që Haradinaj e ka keqkuptuar mirën, siç thotë ai, të tij.
“Z. Haradinaj ka pasur refuzim të takimit. Është qëndim i tyre që s’dëshirojnë të takohen, por mos të ankohen më pas. Si duket, z.Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time për të pasur komunikim, por që s’don me u taku, punë e madhe”, tha ai.