Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    E quajti “anti-serb”, Kurti i përgjigjet Simiqit të Listës Serbe

    15/01/2022 15:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, i cili sot në seancë i tha të parit të qeverisë së është anti-serb.

    Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës nuk është anti-serbe. Ai përmendi faktin se në Qeveri është një ministër nga komuniteti në fjalë, e ai është Goran Rakiq.

    “Qeveria jonë nuk është anti-serbe. Ne kemi një ministër nga komuniteti serb, madje është i Listës Serbe dhe kryetar i saj e ministër i imi. Kemi edhe zv/ministra e këshilltarë. Luftimi i krimit dhe korrupsionit nuk njeh etni, dhe policët nuk zbatojnë urdhëra të Qeverisë por të prokurorisë. Ata veprojnë në përputhje dhe zbatim të ligjit”, tha ai.

    Tutje, ai tha se në grupet e krimit rrallë herë gjendet vetëm një etni, por gjithëherë dy prej tyre.

    “Në grupet e krimit dhe korrupsionit nuk e gjen vetëm një etni, por disa etni, e gjithmonë dy prej tyre. Është Serbia që është kundër Kosovës dhe përpjekeve tona për avancim. Por të ishte seancë e zakonshme, me siguri që do të diskutohej kjo temë. Nuk ka filluar ende sesioni pranveror, andaj është situatë e jashtëzakonshme”, tha Kurti duke iu përgjigjur Simiqit.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.