Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    E quajti “anëtar të partisë serbe”, Elvis Hoxha i kërkon falje Jasharajt

    02/09/2022 18:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilltari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, i ka kërkuar falje kryesindikalistit Rrahman Jasharaj pasi e quajti “anëtar të partisë serbe”.

    Hoxha ka thënë se nuk ka turp të kërkojë falje, dhe se e gjithë deklarata e tij ishte e rrënjosur në një lajm të shpërndarë nëpër disa media, i cili tash i doli të jetë i pakonfirmuar.

    Hoxha e ripërsëriti disa herë se kërkim faljen po e bën vetëm ndaj komentit që pati për kryesindikalistin Jasharaj derisa tha se e konsideron të papranueshme këmbënguljen e Jasharajt për ta vazhduar mbajtjen e grevës në arsim.

    “Por i lutem zotit Jasharaj, të mos e marrë fare këtë falje si gjithpërfshirëse. Në kohën kur po zhvillohet një punë intensive për rivlerësimin e pagesës së mësuesit, të këmbëngulësh në grevë dhe në ndërprerje të procesit pa nisur ende shkolla, kjo më duket e papranueshme”, shkroi Hoxha. /Reporteri.net/.

    Shkrimi i plotë i tij:

    Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërdarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie.

    Pak më intereson se si më ka kualifikuar z. Jasharaj në një shprehje të tij publike.
    Së dyti, i kërkoj falje vetëm për informacionin e paqëndrueshëm në lidhje me të shkuarën e tij. E dëgjova shprehjen e tij publike. E përsëris se nuk kam turp të kërkoj falje kur kam bërë një cilësim të padrejtë.

    Por i lutem zotit Jasharaj, të mos e marrë fare këtë falje si gjithpërfshirëse. Në kohën kur po zhvillohet një punë intensive për rivlerësimin e pagesës së mësuesit, të këmbëngulësh në grevë dhe në ndërprerje të procesit pa nisur ende shkolla, kjo më duket e papranueshme.

    Unë jam mbështetës i sindikalizmit. Megjithatë, buxhetet dhe direktivat e tjera të sovranitetit janë një organizim i tërë. Arsimi është shtylla e Republikës. E njoh shumë mirë edhe arsimin paralel në kohën e pushtimit. Është një nga vlerat më shembullore në Evropë. Ndaj dhe më duket shumë mekanike dhe e keqorientuar greva aktuale. Nderi i mësuesit nuk shprehet vetëm te paga. Dinjiteti dhe autoriteti i mësimdhënësit është shumë kompleks. Ai qëndron tek aftësia komunitare dhe cilësia publike e arsimit, te garancitë e ardhmërisë së kombit dhe shoqërisë.

    Nuk më interesojnë kërcënimet fizike që më janë dërguar dhe më dërgohen në messenger dhe në komente.

    Edhe një herë, ky postim qëndron vetëm në një kërkim falje drejtuar vetëm z. Jasharaj në lidhje me një informacion të paqëndrueshëm.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoxha i VV-së mbron Goxhajn e arrestuar nga Specialja që kishte folur për këshilltaren e Haxhiut si dëshmitare

    Olluri tallet me Kurtin: E kritikoi brutalisht Klintoni, po s’ka dert, e ka përkrahjen e Hysamedin Ferajt e Elvis Hoxhës

    Këshilltari i Kurtit me akuza ndaj ambasadorit Hill: E ka merakun ta mbajë Vuçiqin në pushtet

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.