Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    E qara e tyre nuk dëgjohet nga prindërit – 34 foshnje u braktisën sivjet

    02/01/2025 19:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në dhomën e heshtur të maternitetit, ku zakonisht jeta nis me buzëqeshje dhe shpresë, shpesh dëgjohet zhurma e një tjetër realiteti të dhimbshëm: Foshnje që qajnë, të lëna pas pa një përqafim amësor e të braktisur nga ata që e sollën aty.

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, çdo vit rritet numri i foshnjave të braktisura, një fenomen që prek jo vetëm ata fëmijë, por edhe ndërgjegjen e një shoqërie të tërë. Çfarë ndodh pas këtij akti të heshtur, dhe çfarë pasojash bartin këto jetë të vogla e të sapo nisura?

    Nga Klinika e Neonatologjisë në QKUK, e cila është “shtëpia” e parë e këtyre fëmijëve të cilët fillojnë jetën vetëm, kanë thënë për lajmi.net se i marrin nën përkujdesje këta fëmijë menjëherë pas lindjes në Klinikën e Gjinekologjisë dhe pasi prindërit vendosin të mos i pranojnë fëmijët e tyre.

    “Foshnja menjëherë sillet ne Klinikën tonë, dhe kalon nën përkujdesjen tonë sa i përket gjendjes shëndetësore dhe kujdesit rreth të ushqyerit, pastrimit, ndërrimit e të gjitha nevojat e tjera për 28 ditë, ndërsa në disa raste edhe më tepër për fëmijët që kanë nevojë për tretman ose ndihmën të mëtejme”, kanë thënë nga Klinika e Neonatologjisë.

    Mes tjerash ata kanë sqaruar për lajmi.net se në kuadër të Klinikes së Gjinekologjisë është e angazhuar një punonjëse e cila vepron si ndërmjetësuese mes institucioneve sociale komunale dhe Klinikës së Neonatologjisë për sigurimin e kujdesit të mëtejmë nga Enti Social.

    “Gjatë kësaj periudhe të qëndrimit ndërmjetësuesja është në kontakt më prindërit dhe Entin Social komunal përkatës, dhe në shumë raste arrijnë që të bëjnë edhe ribashkimin familjar të foshnjës me njërin ose të dy prindërit biologjik të foshnjës. Te ato raste ku prindërit përfundimisht nuk e pranojnë foshnjën atëherë kujdesi vazhdon nga Enti Social komunal përkatës”, thuhet në përgjigjet nga kjo Klinikë në lidhje me rrjedhën e përkujdesjes së fëmijëve të braktisur derisa ata janë në duart e tyre.

    Numri i fëmijëve të braktisur gjatë vitit 2024 ka qenë më i madh se viti paraprak duke arritur deri tani në 34 fëmijë të cilët janë lënë në Klinikën e Gjinekologjisë pa përkujdesje nga prindërit.

    Nga 34 fëmijë gjithsej, 18 prej tyre kanë bërë bashkim familjar, 16 kanë vazhduar me kujdes nga Enti Social komunal përkatës.

    Katër fëmijë më shumë janë braktisur nga familjet e tyre gjatë vitit 2024 për dallim nga viti i kaluar ku janë lënë pa përkujdesje 30 fëmijë, 26 të cilët janë bashkuar me familjet e tyre ndërsa 4 janë dërguar në Entin Social.

    Në vitin 2022, 40 fëmijë janë braktisur nga prindërit të cilët më pas 33 kanë bërë bashkim familjar ndërsa 7 janë lënë nën përkujdesjen e Entit Social. Tre më pak, pra 37 fëmijë janë lënë pa përkujdesjen prindërore e që 29 prej tyre i janë dorëzuar përsëri familjeve të tyre ndërsa 8 fëmijë Entit Social.

    Përpos Klinikës Neonatologjike dhe Entit Social, një “shtëpi” shumë e ngrohtë dhe e cila u shndërrua në ndihmën më të madhe për fëmijët e braktisur është edhe organizata jo-qeveritare “SOS Fshatrat” e cila kujdeset për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

    Berat Kryeziu nga kjo organizatë ka thënë për lajmi.net se gjatë vitit 2024, gjithsej 54 fëmijë kanë përfituar dhe pranojnë të marrin shërbime nga ta. Ndërsa, në Programin e Fuqizimit të Familjes janë duke marrë shërbime mbi 600 fëmijë që janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.

    Sipas Kryeziut, mosha e fëmijëve në Kujdesin Alternativ aktualisht në SOS Fshat është nga mosha 6 vjeç e deri në 18 vjeç ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve që marrin shërbime nga “SOS Familjet” nuk ka një moshë të caktuar për pranimin e fëmijëve, pasi ne ju përgjigjemi nevojave të fëmijëve pa kujdes prindëror në çdo kohë.

    “Ne ofrojmë mbështetje për fëmijët pa përkujdes prindëror deri në moshën 18 vjeç. Pas ditëlindjes së 18-të, të rinjtë kalojnë në programin e gjysmë-pavarësimit, kur sërish i mbështesim ata deri në moshën 21 vjeçare, kur konsiderohet se kanë arritur aftësimin për jetë të pavarur, dhe Strehimi Familjar janë nga mosha 1 muaj deri në 18 vjeç”, ka thënë Kryeziu për lajmi.net.

    Ai ka treguar edhe në lidhje me sfidat kryesore të cilat ballafaqohet kjo organizatë e që sipas tij më e rëndësishmja është përkrahja financiare.

    “Sfida kryesore mbetet qëndrueshmëria financiare e organizatës. Ne punojmë ngushtë më të gjithë institucionet dhe aktorët relevantë që të gjendet një zgjidhje institucionale rreth mbështetjes financiare për shërbimet që ne ofrojmë. Aktualisht jemi të varur nga donacionet ndërkombëtare dhe vendorë, gjë që nuk siguron qëndrueshmëri financiare. Përveç pjesës financiare, në pjesën profesionale sfidat mbeten puna me traumën, përpunimin e të kaluarës, integrimin social, dhe përballja me sfidat e zakonshme që i hasin të gjithë fëmijët në botë”, ka thënë ai.

    Në një shoqëri ku çdo jetë e re duhet të jetë një premtim për të ardhmen, braktisja e foshnjave mbetet një plagë që kërkon shërim të thellë.

    Statistikat e Klinikës së Neonatologjisë dhe SOS Fshatrave për Fëmijët na kujtojnë urgjencën për të ndërhyrë me politika më të forta sociale dhe mbështetje për nënat në nevojë. Shpesh herë pamundësitë për t’i ofruar fëmijës kushtet e nevojshme, prindërit zgjedhin të heqin dorë prej tyre. Shumë prej këtyre grave që mbesin shtatzënë braktisen fillimisht nga partnerët, e më pas braktisin fëmijët.

    Problemet sociale në Kosovë nga viti në vit veç e kanë bërë edhe më shqetësues faktin e braktisjes së foshnjave, e fëmijëve. Në një vend ku lindja e foshnjave e përkrahja e tyre do të duhej të fuqizohej, vazhdojmë e përballemi me sfidën e braktisjes -që pastaj sjell edhe shumë dëme emocionale e psikologjike gjatë gjithë rritjes së këtyre fëmijëve.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

    Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre

    E reja që ra nga lartësia në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë – iu nënshtrua një operimi

    Të Fundit

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

    Tragjedi në Treboviq, ky është 15 vjeçari që vdiq

    “Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

    “Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.