Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​“E pritëm por…”, familjarët tregojnë se si e morën lajmin për rënien e dëshmorëve të Betejës së Koshares

    09/04/2025 17:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në përvjetorin e 26-të të betejës së lavdishme të Koshares, kujtimet e Velime Kryeziut, bashkëshortes së dëshmorit Imer Kryeziu, janë të gjalla dhe të dhimbshme njësoj si atëherë.

    “E pritëm të gjallë, por nuk erdhi. Veç më ka thënë nëse të dalin serbët përpara, çikat mos t’i marrin”, thotë Velime Kryeziu, bashkëshortja e dëshmorit, Imer Kryeziu, teksa kujton bisedën e fundit me të.

    Ajo rrëfen momentet e fundit me të shoqin, dhe si u ndanë pa e ditur se ajo do të ishte hera e fundit që do ta shihte.

    Në fund, ai kishte lënë edhe disa porosi, që sot për Velimen dhe fëmijët janë të shenjta.

    “Kemi qenë me një bjeshkë dhe na ka lënë, e ka dalë. Dhe kur dëgjuam pas dy muajve gati, që është mbytur…Kam qenë te (familja ime). E kemi pritur të gjallë, por nuk erdhi. Unë qëndrova gjashtë javë te familja ime, kur erdha në shtëpi kam pritur se po vjen, nuk erdh, me një tubë fëmijësh, 12 fëmijë, dhe i la këta fëmijë…Bisedën e fundit e kemi pas kur ia kam dhënë 100 euro (marka gjermane në atë kohë) me zor, ndërsa më ka thënë jo se të duhen ty, unë me një tubë ika e kallaballëk, dhe ti mbete pa para, veç më tha nëse të dalin (serbët) jep para, veç çikat të mos i marrin. Ka dalë në Shqipëri…Kur ka vdekur ka qenë i ri, rreth 43. Jeta vetë kurrë nuk iu ka dhimbsur, se kur e ka parë Shotë Galicën ka thënë, eh, more Zot të mos bie si ajo…Unë 43 vjet i kam pasur… Kishte pasur (porosi), djalit të vogël ia kishte pasur lënë një plumb të shpuar, dhe nja dy paqeta cigare, shkrepës e sahat…plumbin i ka thënë me ngjit në qafë, se e ka lënë djalin e vogël gjashtë muaj…mua vetëm më ka thënë këqyri fëmijët”, tha Kryeziu.

    Derisa edhe familjarë tjerë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve rikujtuan me emocione momentet e fundit me më të dashurit e tyre, heronjtë që flijuan jetën për lirinë e Kosovës.

    Zyla Hasani, mbesa e heroit Azem Thaçi, kujton me mall momentin kur ishte përshëndetur për herë të fundit me axhën e saj.

    “Axhën në momentin e fundit kur jam përshëndetur, kam qenë shumë e vogël dhe ka qenë shumë vështirë, se në atë kohë nuk e kam kuptuar që nuk kthehet më, ani pse më ka premtuar se do të kthehet. Ka qenë shumë e vështirë, por jam krenare me veprën e tij që ka luftuar për liri. Por ishte dashur (shteti) të bëjë për ta, se po harrohet, sepse është vepër shumë e madhe atë që kanë dhënë dëshmorët e kombit”, tha ajo.

    Edhe Naile Avdyli Beka, motra e Harun Bekës, mes lotëve tregon momentin kur e kuptoi lajmin e trishtuar për vdekjen e tij.

    “Që 42 vjet ka jetuar në Gjermani, dhe 17 vjet nuk ka ardhur në Kosovë për shkak çështjes së Serbisë, kemi qenë të përndjekur prej tyre deri është ardhur me rënien e Koshares nuk e kemi parë. Normal, se ka ndryshuar është pjekur më shumë. Ka qenë shumë i dashur për familje e të gjithë e për atdhe, por kështu i erdhi puna. E vështirë ka qenë shumë për familjarë, përmes televizionit e kemi kuptuar (lajmin për vdekjen)”, rrëfen mes lotëve ajo.

    Edhe Zenel Krasniqi, një ndër shokët më të afërt të Salih Çekut, kujton ditën e fundit kur e përcolli Salihun nga Shtutgarti për në Shqipëri, drejt luftës.

    “Me Salihun në Shtutgart ditën e fundit që e kam përcjellë për Shqipëri në luftën e Kosovës, por Salihut lavdi i qoftë për gjithë kontributin kombëtar që ka dhënë… Salihu ka qenë i mbyllur me të gjithë, por dy fjalë i ka pasur, ja liri, ja vdekje. Kur është nisur në atë rrugë e ka ditur që do të vritet, për atë ka qenë interesant se kjo Kosovë të jetë e lirë. Si Salih Çeku e gjithë dëshmorët e heronjtë që janë rënë, shteti i Kosovës është dashtë së pari ata t’i kenë pikën e parë”, tha ai.

    Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë./kp/

    Artikuj të ngjashëm

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Vdekja e qytetarit në aksident, kryetari i Lipjanit del me një thirrje

    Ky është 48 vjeçari që vdiq në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.