Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    E plagosi në këmbë vetëm pse i ra borisë në kolonë, 1 muaj paraburgim për prizrenasin

    12/01/2022 14:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji L.V., i dyshuar për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

    Sipas Gjykatës, i dyshuari me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G., në atë mënyrë që derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me familjarë, si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, i dëmtuari pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të dyshuarit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri nga automjeti i tij, e merr një pistoletë në dorë dhe kthehet tek vetura e të dëmtuarit dhe pas shkëmbimit të serishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet të dëmtuarin B.G., në kokë, me ç ’rast i dëmtuari B.G., i vërsulet të pandehurit L.V., duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë.

    Sipas gjykatës i dëmtuari ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç ’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë.

    Ndaj L.V., rëndon edhe akuza për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

    Njoftimi i plotë:

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj një  (1) të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja në tentativë dhe mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve

    Prizren, 12 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.02.2022, ndaj të pandehurit L.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vrasja në tentativë nga neni 172 e lidhur me nenin 28 par.2 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

    – Me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, i pandehuri L.V:, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G., në atë mënyrë që derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me familjarë, si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, i dëmtuari pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të pandehurit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri nga automjeti i tij, e merr një pistoletë në dorë dhe kthehet tek vetura e të dëmtuarit dhe pas shkëmbimit të serishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet të dëmtuarin B.G., në kokë, me ç ’rast i dëmtuari B.G., i vërsulet të pandehurit L.V., duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë, derisa viktima, ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç ’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë

    Me datë, kohë dhe vend te njëjtë të përshkruar si më lartë i pandehuri L.V., mban në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armën e zjarrit në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët e tilla, ashtu që me të arritur policia në vendin e ngjarjes të njëjtit ia gjejnë: një pistoletë me ngjyrë të zezë me mbishkrimin ‘’Astra UNCETA CIA S.A Gverina Spain Mod-A-80’’, me nr. serik: 70927 me një karikator dhe 11 fishekë të kalibrit 9mm, e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale ku i pandehuri L.V. gjuan me armë në vend publik, si dhe për shkak të dënimeve që parashikohen për këto vepra penale ka rrezik të ikjes së të pandehurit apo fshehjes së tij në ndonjë vend të panjohur nga organet e ndjekjes penale.

    Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, pasi që Gjykata ka vlerësuar edhe karakteristikat personale të të pandehurit L.V., nga sjellja e mëparshme e tij i njëjti është i regjistruar edhe si kryerës i shumëfishtë i veprave tjera penale kryesisht vepra penale të dhunës, andaj caktimi i paraburgimit sipas kësaj baze është më i arsyeshëm dhe ka për qëllim parandalimin e përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.