Hajdar Berisha, luftëtar elitar i UÇK-së, ka ndarë një rrëfim të fuqishëm mbi momentin kur iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e përshkruar atë si një ëndërr të bërë realitet, shkruan GazetaDemos.
“Nuk e di a kam pasur ndonjë gëzim më të madh sesa kur e kam parë emblemën e UÇK-së. E kam parë në ëndërr deri sa më në fund mu dha mundësia ta mbaj në krahun tim,” deklaroi Berisha.
Ai në një intervistë ekskluzive për GazetaDemos kujton se rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij ishte një nga momentet kyçe që e motivoi për të marrë armët dhe për t’iu bashkuar luftës për liri.
“Renia e komandantit legjendar Adem Jashari me familjarët e tij ishte një motivim i madh. A thua a do të vijë ajo ditë që të armatosemi dhe të luftojmë për Kosovën”, kujton ai.
Rrëfimi i plotë: