Që nga fillimi i luftës në Ukrainë ku pushtuesi rus ka shfaqur një agresivitet të madh, ukrainasit kanë arritur të rezistojnë fuqishëm, shkruan GazetaDemos.
Mbrojtja e tyre u tregua në mënyra të ndryshme, duke filluar që nga “barrikadat” që u krijuan nga qytetarët ukrainas e deri tek koktej molotovët që i punuan vet ukrainasit.
E këtë metodën e fundit ata arritën ta zhvillojnë edhe më shumë.
Në dronët e tyre ata kanë vendosur koktej molotovi në mënyrë që zjarri të bie direkt në tankun rus pa e rrezikuar vetën e tyre nga zjarri, pasi që këto raste kur kanë pasur mundësi të digjen edhe vet gjatë hedhjes së molotovit, nuk kanë qenë të pakta. /GazetaDemos/