Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    E njihni si Lamine Yamal, por asnjëri nga këta nuk është mbiemri i tij i vërtetë

    12/07/2024 18:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lamine Yamal, anësori sensacionale i Barcelonës dhe Spanjës, po shkëlqen në Euro 2024, pavarësisht se është vetëm 16 vjeç.

    Më saktësisht, nesër ai do të mbushë 17 vjeç dhe do të ketë aq në finalen që Spanja e luan ndaj Anglisë

    Yamal ka qenë historia kryesore e botës së futbollit për muajin e fundit të Euro 2024, por deri në verën e vitit të kaluar, Maroku luftoi fort për ta bindur të luante në Kupën e Kombeve Afrikane në vend të Kampionatit Evropian.

    Kjo sepse babai i lojtarit Mounir është nga Maroku. Nëna e tij është nga Guinea Ekuatoriale. Duke luajtur për Spanjën, Lamine Yamal vesh këpucë futbolli me flamujt e vendeve afrikane, sepse thekson se sa krenar është për origjinën e tij.

    Lidhur me këtë, Mundo Deportivo zbulon diçka për heroin e ri spanjoll. Katalanasit shkruajnë se shumë në Spanjë e lëre më në botë mendojnë se fenomeni quhet Lamine dhe mbiemri i tij është Yamal.

    Por kjo nuk është e vërtetë sepse të dy janë emrat e tij. Më saktë, emri dhe emri i dytë. Ai ka edhe dy mbiemra, sepse sipas ligjit spanjoll, një person mban mbiemrin e babait të tij si i pari dhe të nënës së tij si i dyti. Mbiemri i parë i Lamine është Nasraoui, që është mbiemri i babait të tij. E dyta e tij është Ebana, të cilën e mban nëna e tij.

    Megjithatë, vetë lojtari insiston që në pajisjet e tij në klub dhe në kombëtare të shënohen edhe emrat e tij dhe jo mbiemri.

    Pra emri i tij i plotë është Lamine Yamal Nasraoui Ebana.

    Artikuj të ngjashëm

    Zyrtare: Yamal vazhdon kontratën me Barcelonën, merr numrin legjendar në fanelë

    Të Fundit

    Dënimi i Sllavisha Filiq për zhdukjen e Hafir Shalës, djali i doktorit: E kemi mirëpritur vendimin, s’ka kursyer asgjë nga vetja  

    Britania dhe Gjermania drejt marrëveshjes kundër migracionit të paligjshëm

    Salih Mustafa refuzoi ta nënshkruante deklarimin e pasurisë, sipas urdhrit të Speciales për kompensimin e viktimave

    60 të vdekur pas një zjarri që përfshiu një qendër tregtare në Irak

    Kritikat se s’ndau informata për sulmin potencial nga Serbia, Osmani: Kemi folur vazhdimisht, ka folur edhe Ministri Maqedonci

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.