Një e moshuar në Vlorë të Shqipërisë ka kërkuar që të takojë kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit po ecte në sheshin e qyteti bregdetar.
E moshuara shihet në video teksa vrapon pas Ramës, ndërsa përpiqet t’u shmanget forcave policore dhe atyre të sigurisë.
Duke e thirrur, ajo arrin ta tërheqë vëmendjen kryeministrit.
“Çka ke, çka ke?” i thotë Rama ndërsa ia jep dorën. Më pas shihen teksa bisedojnë.