Lajme
E mitura ngacmohet seksualisht nga një i mitur në një ashensor në Vushtrri
Një e mitur është ngacmuar seksualisht në ashensorin e ndërtesës nga një i mitur.
Policia tha se pas intervistimit të të dyve, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 26.02.2026 – 22:25. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se në ashensorin e objektit banesor është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.