E mitura nga Gjakova tenton të vetëvritet, gëlltit 10 tableta Maprazax

Një vajzë e mitur ka tentuar të vetëvritet dje në Gjakovë, duke gëlltitur 10 tableta te llojit Maprazax.

Policia e Rajonit të Gjakovës, njofton se me të marrë informacionin patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe me të arritur në emergjencë është njoftuar nga ana e mjekut se viktima kishte përdorur (gëlltitur) 10 tableta te llojit Maprazax por gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Policisë, e njëjta është ndalur në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, për përcjellje të gjendjes shëndetësore.

“Të gjitha njësitë policore relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rast është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.

Reklama