Një person në Gjakovë kishte gjetur qenin e tij të vrarë nga një pushkë gjuetie.
Sipas raportit të policisë, qeni ishte vrarë nga një person aty afër, duke thënë se ia kishte sulmuar familjen dhe ia kishte mbytur qenin e tij.
Si pasojë e kësaj, i dyshuari kishte marrë pushkën dhe kishte gjuajtur në drejtim të qenit ku edhe e kishte mbytur.
Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar.
Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM- Fsh. Race, Gjakovë 18.03.2024-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit. I dyshuari ka njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjaret dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij. I dyshuari me pas ka reaguar duke mare pushkën e tij te gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.