Ambasada amerikane në Kosovë ka publikuar një fotografi nga hapja e Zyrës së parë të Shërbimit të Informacionit të SHBA-së në Kosovë më 5 qershor 1996.
“Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë shërbeu si misioni kryesor diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë”, tha ambasada, ndërsa pati një kërkesë për ata që mund të kishin qenë prezent. E mbani mend këtë ditë apo ishit të pranishëm në ceremoni? Ndani historinë tuaj me ne!”, thuhet në postim.
Shtetet e Bashkuara hapën për herë të parë një Zyrë të Shërbimit Informativ të SHBA-së në Kosovë në vitin 1996, konkretisht në Prishtinë.
Kjo zyrë më vonë shërbeu si mision diplomatik i SHBA-së në Kosovë ndërmjet viteve 1999 dhe 2008. Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u transformua zyrtarisht në Ambasadë të SHBA-së