Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës, shkruan GazetaDemos.
Lajmi fillimisht u konfirmua nga Policia e Kosovës e më pas edhe nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.
Komunikatë për media
Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete.
Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore.
Për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të informojë opinionin publik me kohë.