Qeveria izraelite thotë se ka rënë dakord me propozimin e Donald Trump për armëpushim, raporton BBC.
Në një deklaratë, thuhet se : “Izraeli do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit”.
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi përmes një postimi në platformën Truth Social se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është arritur.
“Armëpushimi është tani në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, ka shkruar ai.