Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj të pandehurit Naser Hafizi.
Lidhur me këtë vendim që është marrë më 6 mars, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se masa e arrestit shtëpiak ndaj Havizit do të mbetet në fuqi deri më 6 prill 2025.
Naser Hafizi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ishte në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar.
Edhe avokati i tij, Ahmet Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar të enjten mbrëma se Havizi është liruar nga paraburgimi.