Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “E kërcënonte, kishte foto të të dashurës së re me fëmijët e tij” – Zbulohen mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit

    09/05/2024 12:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku u vetëmbyt Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 3 vjeç.

    Top Channel zbulon se është bërë e mundur këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes, për shkak të dhunës.

    Sipas tij në telefon janë gjetur biseda me tone kërcënuese nga ana e Ergsysit kundrejt Almës dhe është vërtetuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte prezantuar me fëmijët.

    “Është bërë këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit. Janë zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me zonjën e ndjerë.  Është kuptuar që marrëdhënia e tyre ka qenë krejt e krisur, sepse në bisedat me njëri tjetrin ka qenë shumë e ftohtë. Madje ka pasur edhe tone kërcënuese nga ana e Erdgysit.  Janë vërtetuar edhe dyshimet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore, nga këqyrja e telefonit, sepse janë zbuluar biseda, video dhe foto me të dashurën e tij të re, ku është kuptuar se kishte një jetë të dyfishtë”, tregon gazetari Erald  Harlicaj.

    Sipas familjarëve, thotë gazetari, një ndër arsyet që e shtyu Alma Arrazi të kryejë aktin e vetëvrasjes, është sepse Erdgysi e ka prezantuar të dashurën e tij të re me fëmijët.

    “Kohët e fundit Erdgysi kishte bërë prezantimin e të dashurës së re me fëmijët, madje kishte edhe foto në telefon që i mbante me djalin 3-vjeçar apo vajzën e vogël”, thotë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Vdekja e qytetarit në aksident, kryetari i Lipjanit del me një thirrje

    Ky është 48 vjeçari që vdiq në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.