Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale një femër.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si ‘Kanosje, Ngacmim’.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.