Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon me Rubin Kazanin në kampionatin rus. Shpesh herë është folur edhe për një largim të mundshëm të sulmuesit të kombëtares shqiptare.
Megjithatë, zërat për largimin e 27-vjeçarit kuqezi i ka mohuar vetë trajneri i skuadrës ruse. Pak pas deklaratës së trajnerit Rashid Rahimovi, ka zgjedhur të flasë vetë Daku.