Një aksion i Policisë së Kosovës në shkollat e Ferizajt mori jehonë të madhe në opinion, shkruan GazetaDemos.
Fakti që në këto shkolla, u gjetë një arsenal me armë tek nxënësit u pa si shqetësuese nga shumë kush.
Mirëpo, ka edhe të tillë qytetarë të cilët e kanë kthyer në humor këtë punë.
Ata “kreativitetin e tyre” e kanë shprehur përmes disa fotografive, e shkrimeve.
Një qytetar duke përshkruar orarin e nxënësve në shkollat e Ferizajt, ka ironizuar duke futur lëndët si “thikologji”, “poligon”.
Dikush tjetër, mbishkrimin “Në një librari në Ferizaj” e ka shoqëruar me këtë fotografi.
Ndërsa, kishte edhe të tillë të cilët lojën kompjuterike “Counter Strike” e kanë vendosur në ambientetet shkollore në një shkollë kinse të Ferizajt.