Era Istrefi dhe Don Xhoni kohëve të fundit janë përfolur pas disa fotografive të tyre bashkë pranë një makine, që kanë qarkulluar në rrjet, shkruan GazetaDemos.
Ndërkaq, para disa ditësh ata kanë bërë të ditur se do të publikojnë një këngë bashkë.
Para disa minutash, këngëtarja e hitit “Bon Bon”, ka publikuar një fotografi nga klipi me Don Xhonin, mbi të cilën ka shkruar “E du se o bandit”.
Kjo menjëherë ka ngritur dyshimet e fansave për një lidhje të mundshme, ndërsa nuk dihet nëse mbishkrimi i fotografisë është një frazë e këngës së re.