Petrit Luzha është dënuar me 1 mijë euro gjobë.
Kjo pasi i njëjti dyshohet se e kishte djegur flamurin serb në Gjakovë, në palestrën sportive.
Vendimi është marrë pasi i akuzuari ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë Speciale.
Gjykatësi i rastit, Kujtim Krasniqi tha se Luzha dënohet me gjashtë muaj burgim, por i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit i zëvendësohet në dënim me gjobë prej një mijë euro dhe atë me të drejtë pagese në pesë këste, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, gjykatësi Krasniqi tha se në rast të mospagesës së dënimit me gjobë nga i akuzuari Luzha, i njëjti do t’i shëndërrohet në burgim, ku për një ditë burgimi do t’i llogaritet 20 euro.