Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    E dhunuara nga Vukotiq tregon se si ndodhi ngjarja: Kam pritur që dënimi të jetë më i madh

    08/07/2021 18:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Viktima e dhunës seksuale që kishte autor serbin Zoran Vukotiq, ka folur sonte në emisionin ‘Pressing’ në T7.

    Ajo ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që nga momenti kur e kanë ndarë nga familjarët e deri në momentin kur u dhunua.

    “Në orët e hershme të mëngjesit në Vushtrri ka ndodhur një ngjarje që e di gjithë bota. Neve na nxorën të gjithëve nga shtëpitë ku ishim. Na çuan në një vend të fushat e varrezave në Vushtrri, thuhet se ishin 22 mijë vetë. Po atë ditë ka ndodhur edhe krimi. Na mbajtën aty një kohë, djemtë dhe burrat i ndajtën, i ngarkuan nëpër kamiona dhe i shpërndanë. Pas asaj kohe na drejtuan në një lokal, ku aty na identifikuan me kartona. Unë kur kam hyrë me marrë atë karton, aty edhe dhunesui më mori dhe më çoi në një vend tjetër. Me burrin jam nda qysh më herët. Edhe s’jam bashkuar deri pas përfundimit të luftës. Vetëm ky ka marrë pjesë në dhunim, por ka qenë edhe një bashkëpunëtor tjetër që ka qenë në dhomë”, tha viktima.

    Ajo thotë se bashkëshorti gjithmonë e ka përkrahur atë.

    “Përkundrazi kanë qenë lidhjet më të forta me bashkëshortin, gjithmonë ka qenë krahu im “, shtoi ajo.

    Ajo thotë se nuk është e kënaqur me dënimin që ka marrë Zoran Vukotiq,.

    “Është një lehtësim se kam kërkuar drejtësi 21 vjet që të vie puna deri këtu, nuk jam e knaqur, mirëpo është me rëndësi që se paku ta shehë e gjithë bota se kush është autor i krimit. Kam pritur që dënimi të jetë më i madh”, thotë viktima, që atëkohë ishte 28-vjeçare.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, i njoftova menjëherë aleatët

    Ky është vendi ku Engji dhe burri i saj e zgjodhën për “Muajin e Mjaltit” -PAMJE

    Qytetari nga Klina dorëzon në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 700 euro brenda

    Të Fundit

    Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, i njoftova menjëherë aleatët

    Ky është vendi ku Engji dhe burri i saj e zgjodhën për “Muajin e Mjaltit” -PAMJE

    Qytetari nga Klina dorëzon në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 700 euro brenda

    Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, ja emri “interesant” që i la djalit

    Erëra të forta, KEDS njofton për vendet që kanë mbetur pa rrymë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.