Pas më shumë se 24-orësh intervenim, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë i alpinistit kosovar, i cili ditën e djeshme kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.
Sinjali mëson se personi i cili humbi jetën tragjikisht atje është Liridon Azemi, mërgimtar nga Podujeva.
Trupi nuk mund të tërhiqej për shkak se njësitet të cilin kishin intervenuar nuk mund të depërtonin në atë zonë, për çka është dashur sjellja e një helikopteri privat për ta bërë këtë.
Për lokalizimin dhe tërheqjen e trupit të tij që nga dita e djeshme u angazhuan ekipe nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.
Policia e Shqipërisë njoftoi mbrëmë se për shkak të terrenit të thepisur malor, për nxjerrjen e trupit të personit që dyshohet se ka vdekur, nevojitej ndihma e helikopterit.