Gjatë së premtes është vrarë një nga ushtarët më të dalluar të ushtrisë së Ukrainës.
Lajmin për vdekjen e Vladimir Knyazev e ka dhënë bashkëluftëtari i tij, Artem Kychko në rrjetin social në Facebook.
Natën e mirë vëllai im i vogël…”, ka shkruar bashkëluftëtari i tij në Facebook.
Ai ishte mjaftë aktiv edhe me postimet e tij në Facebook, ku shkruante se të jetosh si skllav është e padurueshme.
“Unë nuk i dënoj ata njerëz që nuk duan të luftojnë sot, të luftojnë për të vërtetën, për lirinë e tyre. Nuk është për të gjithë, nuk është e lehtë. Por besoj se përfaqësuesit më të denjë të shoqërisë ukrainase sot mbajnë armë në duar. Sepse të vdesësh është e vështirë, dhe të jetosh skllav është e padurueshme”, thuhet në postimin e tij.