Aksidenti i trafikut në mes të një veture dhe autoambulancës, i cili ndodh para disa ditësh në Gjakovë, ishte ngjarja e cili tronditi qytetarët, shkruan GazetaDemos.
Për shkak të këtij aksidenti, mbeti i vdekur shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, ndërkaq u raportua edhe për disa të lënduar rëndë.
Ndërkaq, sot ka ndërruar jetë edhe mjeku Mentor Salihi, i cili ishte në makinën e autoambulancës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur miku i tij, Arbër Malota, përmes një postimi në Facebook.
“Mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit, u aksidentua dhe sot kaloi në amshim. Pas vdekjes së shoferit të autoambulancës së QMF-Gjakovë, vdes nê moshën tejet të re edhe mjeku Mentor Salihi”, ka shkruar ai.