Flamur Hetemi ka vdekur para dy dite në moshën 18 vjeçare, ndërsa sot pritet të varroset në fshatin Bistricë.
Lajmin për vdekjen e tij e kishin bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në Facebook.
I riu kishte vdekur pas një sëmundje të rëndë me të cilën po përballej që një kohë dhe ishte djali i veteranit të luftës, Behxhet Hetemi.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Bistricë me namazin e drekës në ora 13:00 ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në lagjen 2 Korriku në Mitrovicë.