Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ku një punonjës sigurimi është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, ndërsa akoma nuk dihet shkaku i vdekjes së viktimës.
Me të marrë informacionin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.
Viktima e këtij rasti është Durmish Murati.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”. /Sinjali/